Bota

Moska: Vendimi i BE-së për sanksione është "dyfytyrësi"

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Rusisë pretendohet se BE-ja po vepron bashkë me Ukrainën

Dmitri Chirciu  | 16.03.2019 - Përdıtësım : 16.03.2019
Moska: Vendimi i BE-së për sanksione është "dyfytyrësi" Foto: AA/Arhiv

Moskë

Rusia e ka vlerësuar si "dyfytyrësi" zbatimin e sanksioneve ndaj 8 zyrtarëve rusë nga Bashkimi Evropian (BE), me arsyetimin për shkeljen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Rusisë pretendohet se BE-ja po vepron bashkë me Ukrainën.

"Nuk pasqyrojnë të vërtetën pretendimet e BE-së se Rusia përdor forcë pa arsye", thuhet në deklaratë ku rikujtohet se ndaj 8 zyrtarëve rusë është marrë vendim për sanksione me arsyetimin se Rusia ka rritur tensionet duke shkelur të drejtën ndërkombëtare në ngushticën Kerç të Detit Azov.

"Përfshirja e qytetarëve tanë në listën e sanksioneve të BE-së është dyfytyrësi. Ky veprim nuk do të mbetet pa kundërpërgjigje", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Lista e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë aktualisht përfshin 170 persona dhe 44 institucione.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın