Bota

Mohamed bin Zayed Al Nahyan, zgjidhet presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe

Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan është zgjedhur president i ri i EBA-së në vend të presidentit Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan i cili ndërroi jetë

Mehmet Nuri Uçar   | 14.05.2022
Mohamed bin Zayed Al Nahyan, zgjidhet presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe

Abu Dhabi

Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan është zgjedhur president i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në vend të presidentit Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan i cili ndërroi jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve WAM të EBA-së, Këshilli i Lartë i EBA-së i cili përbëhet nga 7 emiratet e shtetit, kanë përcaktuar si president Mohamed bin Zayed.

Në lajm nuk është dhënë ndonjë detaj tjetër.

- Vdekja e Khalifa bin Zayed Al Nahyan

Ministria e Brendshme e EBA-së kishte njoftuar se presidenti 74-vjeçar Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan ndërroi jetë dje.

Ministria njoftoi se që nga dje në vend është shpallur 40 ditë zie zyrtare, se flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe se do të ndërpritet puna për 3 ditë në zyrat shtetërore dhe sektorin privat.

Khalifa bin Zayed, djali më i madh i presidentit të parë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan mori detyrën pas vdekjes së babait të tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.