Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Moderna aplikon për përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 në Japoni

Qeveria e Japonisë ka rënë dakord me kompaninë amerikane për furnizimin me gjithsej 50 milionë doza të vaksinës Moderna deri në shtator 2021

Ahmet Furkan Mercan   | 06.03.2021
Moderna aplikon për përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 në Japoni

Tokio

Në Japoni është bërë aplikimi për miratimin e përdorimit të vaksinës që kompania amerikane bioteknologjike Moderna ka zhvilluar kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania farmaceutike japoneze, Takeda, që do të sigurojë furnizimin dhe shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19 në Japoni, të prodhuar nga Moderna, aplikoi në Ministrinë e Shëndetësisë për përdorimin lokal të kësaj vaksine.

Kompania deri në muajin maj do t'i dorëzojë ministrisë rezultatet e testeve klinike të cilat kanë vazhduar të aplikohen në Japoni që nga muaji janar ndaj mbi 200 vullnetarëve të moshës mbi 20 vjeç.

Qeveria e Japonisë ka rënë dakord me kompaninë amerikane për furnizimin me gjithsej 50 milionë doza të vaksinës Moderna deri në shtator 2021.

Teksa vaksina Pfizer u miratua nga Ministria e Shëndetësisë muajin e kaluar, vaksina e prodhuar nga AstraZeneca është në pritje të miratimit.

Qeveria deri më tani ka deklaruar se ka porositur gjithsej 310 milionë doza të vaksinave nga kompanitë BioNTech-Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın