Bota

Mitsotakis: Me dashamirësi mund të tejkalohen vështirësitë greko-turke

"U konstatua se ka dallime në qëndrime dhe u dakorduam që Ministritë e Mbrojtjes të vazhdojnë negociatat për masat e forcimit të sigurisë", tha Mitsotakis

Mehmet Hatipoğlu   | 05.12.2019
Mitsotakis: Me dashamirësi mund të tejkalohen vështirësitë greko-turke

Athinë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se vështërsitë aktuale në marrëdhëniet greko-turke mund të tejkalohen me dashamirësi dhe vullnet nga të dyja palët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në margjinat e samitit të NATO-s në Londër, Mitsotakis u takua me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Ai para gazetarëve tha se gjatë takimit kanë biseduar të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe dhe rajonale.

"U konstatua se ka dallime në qëndrime dhe u dakorduam që Ministritë e Mbrojtjes të vazhdojnë negociatat për masat e forcimit të sigurisë", tha Mitsotakis.

Ai tha se për detajet e bisedës me presidentin Erdoğan do të informohen edhe krerët e partive politike në Greqi.

"Greqia nga fqinjët e saj pret të respektojnë sovranitetin e saj dhe t'i shmangen retorikës dhe veprimeve që prishin marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe sigurinë rajonale", tha kryeministri grek.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın