Bota

MIT sjell nga Meksika anëtarin e lartë të FETO-s

I ashtuquajturi imam në Meksikë i Organizatës Terroriste FETO, Osman Karaca, është kapur dhe kthyer në Turqi përmes një operacioni të organizuar nga Agjencia Kombëtare turke e Inteligjencës

Mehmet Yılmaz Güldaş   | 19.10.2019
MIT sjell nga Meksika anëtarin e lartë të FETO-s

Ankara

I ashtuquajturi imam në Meksikë i Organizatës Terroriste FETO, Osman Karaca, është kapur dhe kthyer në Turqi përmes një operacioni të organizuar nga Agjencia Kombëtare turke e Inteligjencës (MIT), raporton Anadolu Agency (AA).

Ndaj Karaca-s autoritetet kishin lëshuar fletëarrest si person i cili ka zbatuar detyra të nivelit të lartë brenda organizatës terroriste.

Ai kërkohej me akuzën për "themelim dhe drejtim të një organizate të armatosur terroriste".

Ndryshe, të ashtuquajturit imamë brenda FETO-s janë pjesë e hierarikisë së kësaj organizate terroriste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın