Bota

MIT neutralizon të ashtuquajturin drejtues të lartë të PKK-së në veri të Irakut

Në qytetin Sulaymaniyah në veri të Irakut në një operacion nga MIT u neutralizua Delal Azizoğlu, një nga të ashtuquajturit drejtues të lartë të organizatës terroriste PKK

Barış Gündoğan  | 24.06.2022 - Përdıtësım : 24.06.2022
MIT neutralizon të ashtuquajturin drejtues të lartë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Në qytetin Sulaymaniyah në veri të Irakut në një operacion nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) së Türkiye-s u neutralizua Delal Azizoğlu, një nga të ashtuquajturit drejtues të lartë të organizatës terroriste PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, u konstatua se terroristi i PKK-së, Delal Azizoğlu, me emrin e koduar “Raperin”, ka shkuar dhe ka qenë në Sulaymaniyah me udhëzimin që ka marrë nga Kandili.

Terroristi Azizoğlu, vendndodhja e të cilit u zbulua, u neutralizua në operacionin e organizuar nga MIT.

- Emri që organizon akte të paligjshme në Evropë

Mësohet se Delal Azizoğlu iu bashkua organizatës në vitin 1992, mori pjesë në aktivitete të armatosura për 8 vjet në zonat rurale në Diyarbakır të Türkiye-s dhe mori pjesë në strukturën evropiane të organizatës terroriste. Në vitin 2001, u konstatua se terroristi Azizoğlu, i cili u zgjodh anëtar i këshillit dhe komitetit ekzekutiv në të ashtuquajturën Asambleja e Përgjithshme e Kongresit Kombëtar të Kurdistanit në Bruksel organizoi veprimet ilegale në Evropë.

Gjithashtu konstatohet se terroristi ishte personi që organizoi veprimet ilegale në Evropë për llogari të KCK-së (Unioni i Komuniteteve të Kurdistanit) në vitin 2013. Mësohet se terroristi, i cili u zgjodh anëtar i Këshillit Ekzekutiv të KCK-së në të njëjtin vit, më vonë u bë anëtar i të ashtuquajturit këshilli kryesues i Kongra-Gel dhe i ashtuquajturi drejtor i PKK-së për gratë, formacioni PAJK dhe ka një kohë që vepron në Siri në emër të organizatës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın