Bota

Ministrja e Jashtme e Belgjikës në kujdes intensiv për shkak të COVID-19

Ministrja e Jashtme e Belgjikës dhe ish-kryeministrja, Sophie Wilmes është shtruar në spital në kujdesin intensiv për shkak të koronavirusit

Ekip  | 22.10.2020 - Përdıtësım : 22.10.2020
Ministrja e Jashtme e Belgjikës në kujdes intensiv për shkak të COVID-19

États-Unis

Ministrja e Jashtme e Belgjikës dhe ish-kryeministrja, Sophie Wilmes është shtruar në spital në kujdesin intensiv për shkak të koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Wilmes, e cila ishte në krye të qeverisë kur vala e parë e infeksioneve goditi vendin këtë pranverë, tani shërben në qeverinë e re të udhëhequr nga Alexander De Croo.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Elke Pattyn tha se Wilmes është në një gjendje të qëndrueshme dhe të vetëdijshme. Ajo tha se gjendja e saj "nuk është shqetësuese".

Ministrja 45-vjeçare Wilmes, e cila u shtrua në spital të mërkurën në mbrëmje, javën e kaluar tha se mendon që ishte infektuar brenda rrethit të saj familjar.

Belgjika, një vend me 11.5 milionë banorë është goditur rëndë nga COVID-19 dhe aktualisht ka regjistruar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja. Më shumë se 10 mijë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Belgjikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın