Bota

Ministri turkmen i Irakut: Më shumë emigrantë jashtë vendit nga rajonet nën kontrollin e PKK-së

Maruf tha se është një ngjarje dhimbshme që shtetasit e tyre në periudhën e kaluar kanë shkuar jashtë vendit dhe janë ballafaquar me kushte të rënda në kufirin Bjellorusi-Poloni

Ekip   | 19.11.2021
Ministri turkmen i Irakut: Më shumë emigrantë jashtë vendit nga rajonet nën kontrollin e PKK-së

Erbil

Ministri i Administratës Rajonale Kurde të Irakut (ARK), përgjegjës për subjektet etnike dhe fetare, njëherësh edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv i Frontit Turkmen të Irakut (ITC), Aydin Maruf tha se në ARK më shumë emigrantë kanë shkuar jashtë vendit nga rajonet nën kontrollin e PKK-së.

Ministri turkmen, Maruf në një prononcim për Anadolu Agency (AA) bëri vlerësime në lidhje me kurdët irakianë që braktisën vendin e tyre për të emigruar në Evropë.

Sipas tij, çështja e emigracionit është vërtet një problem i madh. Maruf tha se është një ngjarje dhimbshme që shtetasit e tyre në periudhën e kaluar kanë shkuar jashtë vendit dhe janë ballafaquar me kushte të rënda në kufirin Bjellorusi-Poloni.

Ai theksoi për daljen e këtyre personave jashtë vendit ka ndikuar paqëndrueshmëria, papunësia dhe ekonomia. "Disa palë, persona dhe grupe mundohen ta përdorin këtë për qëllim politik. Veçanërisht, më shumë emigrantë kanë shkuar jashtë vendit nga rajonet nën kontrollin e PKK-së", u shpreh ai.

Maruf bëri të ditur se në rajonet e kontrolluara nga PKK ka kërcënime dhe presione, duke shtuar se shumë pjesëtarë të PKK-së këtë gjendje e përdorin për interesin e tyre.

Ministri potencoi se në ARK ka stabilitet dhe siguri politike ndërsa në krahasim me Irakun, gjendja e AKR-së në aspektin ekonomik, politik dhe të sigurisë është më e qëndrueshme.

Ai gjithashtu foli edhe për gjendjen e turkmenëve në Irak dhe AKR. Maruf thekson se sipas Kushtetutës së Irakut, turkmenët janë element i rëndësishëm në Irak dhe AKR, duke shtuar se turkmenët gjithmonë i kanë kërkuar të drejtat e tyre nëpërmjet paqes dhe dialogut.

Maruf tërhoqi vëmendjen se është e drejtë kushtetuese dhe kombëtare e turkmenëve që t'u jepet atyre më shumë se një ministri në qeverinë e re që do të formohet në Irak.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın