Bota

Ministri jemenas akuzon EBA për lidhje me DEASH-in dhe Al-Kaedën

"Emiratet e Bashkuara Arabe i përdorin këto organizata terroriste për të goditur ushtrinë jemenase në provincat Shabwa dhe Abyan", shtoi ministri jemenas, Al-Jabwani

Ekip  | 18.09.2019 - Përdıtësım : 19.09.2019
Ministri jemenas akuzon EBA për lidhje me DEASH-in dhe Al-Kaedën

Sana

Ministri i Transportit të Jemenit akuzoi Emiratet e Bashkuara Arabe se kanë lidhje me organizatat terroriste Al-Kaeda dhe DEASH në jug të vendit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne kemi prova me emra që kanë të bëjnë për lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe me Al-Kaedën", tha ministri jemenas i Transportit, Saleh al-Jabwani në një postim në Twitter.

"Emiratet e Bashkuara Arabe i përdorin këto organizata terroriste për të goditur ushtrinë jemenase në provincat Shabwa dhe Abyan", shtoi al-Jabwani.

Ai u bëri thirrje fiseve në provinca të përcaktojnë pozicionin e tyre në lidhje me EBA, përndryshe, ata do të bartin pasojat e mbështetjes së organizatave të krimit.

EBA nuk i është përgjigjur ende këtyre akuzave. Ajo ka mohuar çdo lidhje me grupet terroriste në disa raste më parë.

Arabia Saudite dhe EBA, së bashku me vendet e tjera të koalicionit hynë në luftën e Jemenit në vitin 2015 për të mbështetur qeverinë jemenase dhe për të luftuar grupin rebel Huthi, i cili mori nën kontroll kryeqytetin e Jemenit, Sana që nga viti 2014.

Të dielën, al-Jabwani u bëri thirrje ministrit të Brendshëm jemenas, Ahmed al-Maisari dhe Parlamentit të Jemenit që t'i japin fund rolit të EBA-së në konfliktin në vazhdim në Jemen.

Thirrjet pasuan akuzat kundër EBA-së për mbështetjen e forcave besnike të Këshillit Kalimtar Jugor (STC) që morën kontrollin e Adenit, kryeqytetit të përkohshëm jemenas.

Incidentet shkaktuan gati 300 viktima, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes të Jemenit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın