Bota

Ministri i Jashtëm gjerman do të vizitojë Turqinë

Maas do të vizitojë Turqinë për të zhvilluar bisedime në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE si dhe mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare

Sümeyye Özer  | 04.09.2018 - Përdıtësım : 04.09.2018
Ministri i Jashtëm gjerman do të vizitojë Turqinë

Ankara

ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, do të vizitojë Turqinë për të zhvilluar bisedime në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE si dhe mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Turqisë, ministri gjerman Maas do të qëndrojë në Turqi gjatë periudhës 5-6 shtator 2018.

Në kuadër të vizitës së tij, Maas do të takohet me homologun turk Mevlüt Çavuşoğlu ndërsa parashihet që të pritet në takim edhe nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe kryetari i Parlamentit Binali Yıldırım.

Në bisedimet që do të zhvillojë në Turqi, Maas do të diskutojë për marrëdhëniet dypalëshe, procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Shefi i diplomacisë gjermane do të marrë pjesë edhe në hapjen e vitit shkollor 2018-2019 me rastin e 150 vjetorit të shkollës së mesme gjermane në Stamboll ku në këtë hapje do të marrë pjesë edhe Çavuşoğlu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın