Bota

Ministri i Jashtëm grek, Dendias: Greqia nuk është në kundërshtim me Turqinë

"Greqia nuk është në kundërshtim me Turqinë. Nëse Turqia i ka këto sisteme të armëve, duhet të ketë një garanci të qartë se Turqia nuk do t'i përdorë këto armë kundër Greqisë", tha Dendias

Derya Gülnaz Özcan   | 19.05.2022
Ministri i Jashtëm grek, Dendias: Greqia nuk është në kundërshtim me Turqinë

Athinë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias tha se vendi i tij nuk është në kundërshtim me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në "Star TV" në Greqi për vizitën e tij dhe të kryeministrit, Kiryakos Mitsotakis në SHBA në fillim të javës, Dendias iu përgjigj pyetjes në lidhje me perspektivën e Turqisë për blerjen e F-16 nga SHBA-ja.

"Greqia nuk është në kundërshtim me Turqinë. Nëse Turqia i ka këto sisteme të armëve, duhet të ketë një garanci të qartë se Turqia nuk do t'i përdorë këto armë kundër Greqisë. Për aq sa i është premtuar, Greqia nuk mund të miratojë dërgimin e sistemeve të armëve në Turqi apo përditësimin e sistemeve ekzistuese të armëve nëse (këto sisteme) na kërcënojnë pas një periudhe të caktuar kohore”, tha Dendias.

Ai theksoi se Greqia nuk pret që SHBA-ja të bëhet armike e Turqisë apo të largojnë Turqinë nga NATO-ja. "Presim një qëndrim të qartë nga SHBA-ja për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e detit", tha ministri grek.

Dendias tha se Greqia është në favor të qëndrimit të SHBA-së ndaj parandalimit të ngjarjes në vend që të ndërhyjë në rast të ndonjë "incidenti" dhe shtoi se SHBA-ja e kupton Greqinë në këtë drejtim.​​​​​​​


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın