Bota

Ministri i jashtëm në detyrë i Afganistanit do të vizitojë Turqinë

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se një delegacion i kryesuar nga Muttaqi është nisur drejt Turqisë me një avion nga kryeqyteti i Katarit, Doha

Fuat Kabakcı   | 14.10.2021
Ministri i jashtëm në detyrë i Afganistanit do të vizitojë Turqinë Foto: AA/Arkiv

Ankara

Ministri i jashtëm në detyrë i qeverisë së përkohshme të talebanëve në Afganistan, Amir Khan Muttaqi, do të zhvillojë takime në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se një delegacion i kryesuar nga Muttaqi është nisur drejt Turqisë me një avion nga kryeqyteti i Katarit, Doha.

Muttaqi i cili pritet të mbërrijë në Turqi pas drekës, thuhet se do të zhvillojë takime me disa zyrtarë turq.

Në një takim me diplomatët perëndimorë të martën në Doha, Muttaqi tha se "Dobësimi i qeverisë afgane nuk është në dobi të askujt, sepse efektet negative të kësaj situate do të ndikojë drejtpërdrejt emigracionin, ekonominë dhe sigurinë në botë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın