Bota

Milioneri amerikan Robert Durst dënohet me burgim të përjetshëm

Durst u dënua për vrasjen e shkrimtares Susan Berman në vitin 2000 për ta parandaluar atë që të fliste në polici për zhdukjen e gruas së tij

Saadet Firdevs Aparı   | 15.10.2021
Milioneri amerikan Robert Durst dënohet me burgim të përjetshëm

Ankara

Biznesmeni amerikan, Robert Durst, i cili u arrestua në SHBA nën dyshimin për vrasje, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e shoqes së tij më të ngushtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Durst u dënua për vrasjen e shkrimtares Susan Berman në vitin 2000 për ta parandaluar atë që të fliste në polici për zhdukjen e gruas së tij, njoftoi BBC.

Prokurorët e përshkruan Durst-in, 78-vjeç, i cili u paraqit në gjykatën e Los Angelesit për dënimin e tij, si një "psikopat narcizist". Durst mohoi vrasjen e shoqes së tij.

Juria vendosi që krimi përfshinte rrethana të veçanta, përfshirë vrasjen me kurth dhe vrasjen e një dëshmitari.

Avokatët e Durst i thanë gjyqtarit se ai planifikon të apelojë dënimin e tij.

Denny Marcus, kushëriri i Berman, i cili ishte në sallën e gjyqit tha se: "Një person absolutisht i jashtëzakonshëm, i paharrueshëm, m'u vodh njeriu më briliant, jeta e të cilit iu mor brutalisht".

Djali i të dashurit të Susan Berman, Sareb Kaufman ka deklaruar se e sheh Berman si nënën e saj.

Kaufman deklaroi se: "Për 21 vjet nuk ka kaluar asnjë ditë pa përjetuar shkatërrimin, pikëllimin dhe dhimbjen e plotë që më ka shkaktuar ky njeri. Kam humbur gjithçka shumë herë për shkak të tij. Kam humbur dhe sakrifikuar aq shumë sa askush nuk mund ta dijë".

Vëllai i Durst Douglas Durst, një nga trashëgimtarët më të pasur dhe më të fuqishëm të New Yorkut, dëshmoi në gjykatë ku tha se "Ai donte të më vriste edhe mua".

- Durst ishte subjekt i një dokumentari kriminal

Shkrimtarja Susan Berman u gjet e vdekur në vitin 2000 me një gjuajtje të vetme në kokë.

Policia beson se trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme, Robert Durst, subjekt i serisë dokumentare të krimit The Jinx, vrau edhe dy persona të tjerë.

Durst u arrestua nga FBI në hotelin ku qëndroi në New Orleans në vitin 2015 ndërsa milioneri amerikan u akuzua për vrasje.

Gjatë xhirimeve të një dokumentari për të, Durst tha: "Çfarë kam bërë. Sigurisht që i vrava të gjithë", pa e kuptuar që mikrofoni ishte në regjistrim. Më pas, ai u arrestua.

Prokurorët e New Yorkut planifikojnë të ngrenë akuza të reja kundër Durst në rastin e gruas së tij, Kathleen McCormack, e cila u zhduk në mënyrë misterioze në vitin 1982.

Durst u lirua në vitin 2001 në gjyqin e tij që përfshinte vdekjen e fqinjit të tij Morris Black, i cili zbuloi identitetin e tij teksa fshihej në Teksas dhe pretendonte të ishte një grua memece, duke argumentuar se ai kishte vrarë fqinjin e tij në vetëmbrojtje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın