Bota

Mijëra të zhvendosur për shkak të konfliktit në Republikën Demokratike të Kongos

Sipas të dhënave të OKB-së, 140 mijë njerëz që jetojnë në RDK janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve

Gökhan Kavak  | 30.06.2022 - Përdıtësım : 01.07.2022
Mijëra të zhvendosur për shkak të konfliktit në Republikën Demokratike të Kongos

Istanbul

Mijëra njerëz kanë emigruar për shkak të përleshjeve të vazhdueshme midis Republikës Demokratike të Kongos (RDK) dhe rebelëve të Lëvizjes së 23 Marsit (M23), raporton Anadolu Agency (AA).

Përleshjet vazhdojnë për një kohë të gjatë midis rebelëve M23 dhe ushtrisë së RDK-së në kufirin e vendit me Ruandën dhe Ugandën.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), 140 mijë njerëz që jetojnë në RDK janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve.

Eksperti rajonal, David Musenze, në lidhje me përleshjet për AA tha se shumica e rebelëve M23 janë 'Tutsi' dhe RDK-ja akuzon Ruandën për mbështetjen e rebelëve.

60-vjeçari Nelson Khihosi, i cili jeton në lindje të RDK-së, tha se rebelët M23 nuk i lënë të jetojnë të qetë dhe se shumë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

M23: RDK-ja po kryen politika diskriminuese ndaj 'Tutsi'-ve

Rebelët M23, që veprojnë që nga viti 2012, akuzojnë RDK-në për kryerjen e politikave diskriminuese kundër 'Tutsi'-ve.

Lindja e RDK-së, ku ndodhet kufiri me Ruandën, Ugandën dhe Burundin, për 20 vite ka qenë skenë e sulmeve dhe përleshjeve nga grupet e armatosura që kanë tentuar të kontrollojnë minierat si ari dhe kobalti.

Rebelët M23, kryesisht anëtarë të grupit etnik 'Tutsi', më 13 qershor pushtuan qytetin Bunagana në kufirin e RDK-së, ndërsa ushtarët e RDK-së u strehuan në Ugandë.

Samuel Ayabere, një nga rebelët që u largua nga M23 për shkak të plagëve të tij, deklaroi se M23 vendosi të luftojë kundër RDK-së, sepse administrata e saj zbatoi një politikë diskriminuese kundër 'Tutsi've.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın