Bota

Mijëra palestinezë drejt Kudsit për të falur xhumanë e parë të Ramazanit

Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor nën okupim, pavarësisht nga vështirësitë e Izraelit kanë mbushur Kudsin nëpërmjet rrugëve të ndryshme për të falur namazin e xhumasë së parë të muajit Ramazan

Mustafa Deveci  | 10.05.2019 - Përdıtësım : 11.05.2019
Mijëra palestinezë drejt Kudsit për të falur xhumanë e parë të Ramazanit ( Issam Rimawi - Anadolu Agency )

Kuds

Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor nën okupim, pavarësisht nga vështirësitë e Izraelit kanë mbushur Kudsin nëpërmjet rrugëve të ndryshme për të falur namazin e xhumasë së parë të muajit Ramazan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mijëra palestinezë që ndodhen pas Murit të Ndarjes (Murit të Turpit) në Bregun Perëndimor, janë nisur që në orët e para të mëngjesit për të falur namazin e xhumasë në Mesxhid-i Aksanë që ndodhet në Kudsin Lindor.

Palestinezët në Bregun Perëndimor të cilëve nuk u lejohet hyrja në Kuds muajt e tjerë të vitit përveç lejeve të veçanta, për të falur namazin e xhumasë së parë të muajit Ramazan kanë formuar radhë të gjata në pikat e kontrollit izraelit në ‘Murin e Ndarjes‘ që ndodhet mes Bregut Perëndimor dhe Kudsit.

Në kamera reflektohet lumturia e palestinezëve të përbërë nga gra, burra dhe fëmijë pasi kalojnë nga pikat e kontrollit dhe nisen drejt Mesxhid-i Aksasë.

Palestinezi 44 vjeçar Muhammed Kassam, ka bërë të ditur se është shumë i lumtur dhe se është nisur që në orët e para të mëngjesit për të vizituar Harem-i Sharifin (Mesxhid-i Aksanë). "Neve nuk na lejohet të hyjmë në Kuds përveç në muajin e Ramazanit. Izraeli, në muajt e tjerë, na privon nga e drejta për t'u falur dhe lutur në Mesxhid-i Aksa", tha Kassam.

Me rastin e muajit të Ramazanit, Izraeli lejoi burrat mbi 40 vjeç dhe gratë pa kufizim moshe nga Bregu Perëndimor që të hynë në Kuds ditën e premten.

Malli i palestinezëve për Aksanë

Të rinjtë palestinezë në Bregun Perëndimor, të cilët nuk lejohen të hynë në Kuds nga Izraeli, përpiqen të shkojnë në xhaminë Al-Aksa duke marrë parasysh të gjitha rreziqet edhe kapjen nga ushtarët izraelitë. Disa të rinj kanë kaluar në anën e Kudsit duke kapërcyer murin e betonit me tela me gjemba mbi të dhe të lartë 5 metra që ndan Kudsin me Bregun Perëndimor.

Përgjatë murit të betonit të ndërtuar në vitin 2003 midis Bregut Perëndimor të okupuar dhe Kudsit ka shumë pika kontrolli ushtarake izraelite. Përveç ditëve të veçanta Izraeli nuk i lejon palestinezët në Bregun Perëndimor të kalojnë në Kuds. Ndërsa njerëzit që jetojnë në Gaza nën bllokadën izraelite nuk kanë liri për të udhëtuar as në Kuds as në ndonjë vend tjetër.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın