Bota

Mijëra migrantë që duan të shkojnë nga Kolumbia në SHBA presin hapjen e kufijve

Për shkak të trazirave të brendshme dhe pamjaftueshmërisë ekonomike në vendet e tyre, mbi 9 mijë migrantë të ardhur në qytezën Necocli, kërkojnë hapjen e kufirit Kolumbi-Panama për të arritur në SHBA

Sinan Doğan   | 30.07.2021
Mijëra migrantë që duan të shkojnë nga Kolumbia në SHBA presin hapjen e kufijve

Bogota

Në rajonin Antioquia në veri të Kolumbisë, 9 mijë migrantë, shumica e të cilëve janë haitianë, presin hapjen e kufijve për të shkuar në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të trazirave të brendshme dhe pamjaftueshmërisë ekonomike në vendet e tyre, mbi 9 mijë migrantë të ardhur në qytezën Necocli, kërkojnë hapjen e kufirit Kolumbi-Panama për të arritur në SHBA.

Zyrtarët e migrimit në Kolumbi, duke vënë në dukje se çdo ditë e më shumë rritet numri i migrantëve, theksuan se do të rriten masat për ndalimin e kalimeve të parregullt në kufijtë dhe rrugët e vendit.

Që nga fillimi i këtij viti janë përcaktuar rreth 25 mijë migrantë, thonë zyrtarë, duke shtuar se bandat shfrytëzojnë migrantët dhe i abuzojnë seksualisht.

Drejtor i Migrimit i Kolumbisë, Juan Francisco Espinosa, tha se deri më tani janë kapur 200 persona në kuadër të operacioneve kundër kontrabandistëve të drogës.

"Kontrabandistët, duke i përdorur migrantët si shpërndarës i drogës në drejtim të veriut, nuk do të tolerohen kontrabandistët e migrantëve", u shpreh ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın