Bota

Mijëra aktivistë për mbrojtjen e mjedisit bllokuan rrugët e Londrës

Në njoftimin e organizatorit të protestës, grupit ”Extinction Rebellion” theksohet se bllokimi i akseve rrugore do të bëhet në mënyrë të qetë gjatë 24 orëve

Hasan Esen   | 15.04.2019
Mijëra aktivistë për mbrojtjen e mjedisit bllokuan rrugët e Londrës ( Kate Green - Anadolu Agency )

Londër

Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit jetësor bllokuan rrugët kryesore të Londrës, në një përpjekje për të detyruar autoritetet të përfshihen në luftën kundër ndryshimeve klimatike, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit filluan të mblidhen në orët e para të mëngjesit ku dhe bllokuan trafikun në akset kryesore të qytetit.

Mijëra aktivistë për mbrojtjen e mjedisit bllokuan rrugët e Londrës

Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit jetësor bllokuan rrugët kryesore të Londrës, në një përpjekje për të detyruar autoritetet të përfshihen në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Demonstruesit filluan të mblidhen në orët e para të mëngjesit ku dhe bllokuan trafikun në akset kryesore të qytetit. ( Kate Green - Anadolu Agency )

Në njoftimin e organizatorit të protestës, grupit ”Extinction Rebellion”, theksohet se bllokimi i akseve rrugore do të bëhet në mënyrë të qetë gjatë 24 orëve.

Sqarohet se protestat do të mbahen në vende të ndryshme brenda pesë ditëve të ardhshme.

Protestuesit kërkojnë nga pushteti të sjell vendime të cilat do të kontribuojnë për uljen e emetimit të gazrave të dëmshëm, si dhe të përfshihet në luftë më efikase kundër ndryshimeve klimatike.

Siç thonë ata, synojnë që demonstratat të shndërrohen në një lëvizje globale, ndërkohë që paralajmërojnë se gjatë protestave mund të ketë edhe arrestime.

Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë.

Në demonstratat e organizuara vitin e kaluar në Londër u bllokuan pesë ura dhe dhjetëra persona u arrestuan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın