Bota

Migrimi i parregullt nga Afrika e Veriut në Spanjë, 1.255 persona humbën jetën këtë vit

Këtë vit në brigjet jugore të Spanjës kanë mbërritur 36.662 emigrantë të parregullt, nga të cilët 20.148 në Ishujt Kanarie

Şenhan Bolelli  | 03.12.2021 - Përdıtësım : 06.12.2021
Migrimi i parregullt nga Afrika e Veriut në Spanjë, 1.255 persona humbën jetën këtë vit

Madrid

Migrimi i parregullt nga brigjet e Afrikës së Veriut në Spanjë u ka kushtuar me jetë 1.255 emigrantëve këtë vit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftoi se 1.255 emigrantë të parregullt kanë humbur jetën nga mbytja e varkave ose mungesa e ujit dhe ushqimit gjatë udhëtimit të tyre nga brigjet e Afrikës së Veriut në përpjekje për të mbërritur në Spanjë brenda vitit 2021 për periudhën deri në dhjetor.

Në regjistrat e emërtuar "emigrantët e humbur" që IOM ka mbajtur që nga viti 2014 lidhur me vdekjet e emigrantëve të parregullt, vërehet se numri më i lartë i vdekjeve në destinacionin Afrikë e Veriut - Spanjë është shënuar këtë vit.

Është përcaktuar se 937 prej emigrantëve të parregullt që kanë humbur jetën në përpjekje për të mbërritur në Spanjë me shpresën për një jetë më të mirë kanë vdekur gjatë përpjekjeve të tyre për të mbërritur në Ishujt Kanarie.

Ka tërhequr vëmendjen se numri i emigrantëve të parregullt që humbën jetën në destinacionin e Ishujve Kanarie është 363 për qind më i lartë se në vitin 2019 dhe 7 për qind më i lartë se në vitin 2020.

Ndërkohë është ndarë informacioni se nga emigrantët e parregullt që humbën jetën 99 prej tyre ishin fëmijë dhe 248 të tjerë gra.

Këto shifra janë minimale për arsye se janë regjistruar vetëm emigrantët e parregullt që u janë gjetur trupat ndërsa nuk ka asnjë dokument për ata që kanë humbur në det me mbytjen e anijeve ose varkave.

Këtë vit në brigjet jugore të Spanjës kanë mbërritur 36.662 emigrantë të parregullt, nga të cilët 20.148 në Ishujt Kanarie.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.