Faisal Mahmud
03 gusht 2026•Përditësim: 03 gusht 2026
Një avion stërvitor ushtarak i Mianmarit u rrëzua në rajonin e Yangon-it sot në mëngjes, pasi pësoi një goditje me shpend që shkaktoi zjarr në motor, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu.
Piloti u nxor në mënyrë të sigurt pasi e drejtoi avionin që po digjej larg zonave të populluara dhe nuk u raportuan lëndime, sipas MyanmarITV.
Goditja me shpendë ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor, me një shpend që hyri në motorin e avionit dhe shkaktoi zjarr. Avioni u rrëzua pranë fshatit Nyaung Hnit Pin, rreth 8.5 kilometra në juglindje të qytetit Hmawbi, thuhet në raport.
Forcat e sigurisë u vendosën në vendin e rrëzimit pas incidentit dhe filluan të siguronin zonën dhe të kryenin operacionet e nevojshme, raportoi "Eleven Media Group".
Lloji i avionit të përfshirë nuk u identifikua menjëherë dhe autoritetet ushtarake të Mianmarit nuk kanë publikuar detaje të mëtejshme.
Hmawbi, në veri të Yangonit, është shtëpia e një baze ajrore ushtarake të Mianmarit.