Bota

Mes pandemisë COVID-19, India jugore pret ciklonin Nivar

Ka shumë gjasë të lëvizë në veriperëndim dhe të kalojë brigjet Tami Nadu dhe Puducherry gjatë mesnatës dhe orëve të para të ditës së nesërme si një stuhi tepër ciklonike me një shpejtësi të erës nga 120-130 kilometër deri në 145 kilometër

Ekip   | 25.11.2020
Mes pandemisë COVID-19, India jugore pret ciklonin Nivar

Delhi

Përderisa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Indi kaloi 9,2 milionë, me mbi 44 mijë raste të regjistruara brenda 24 orëve, bregdeti jugor i vendit po përgatitet për ciklonin Nivar, i cili pritet të shfaqet sonte, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ka shumë gjasë të lëvizë në veriperëndim dhe të kalojë brigjet Tami Nadu dhe Puducherry gjatë mesnatës dhe orëve të para të ditës së nesërme si një stuhi tepër ciklonike me një shpejtësi të erës nga 120-130 kilometër deri në 145 kilometër", njoftoi shteti Tamil Nadu, autoriteti shtetëror i menaxhimit të fatkqësive.

Me qeveritë e shtetit që presin dëmtime të përhapura për shkak të ciklonit, autoritetet kanë ndërmarrë disa hapa si masë paraprake, përfshirë anulimin e fluturimeve dhe trenave. Zyrtarët po ashtu njoftuan se shërbimet e autobusëve në shtatë rrethe të shtetit Tamil Nadu janë pezulluar.

Marina e Indisë tha se po monitoron nga afër situatën dhe po mban anijet në gatishmëri.

"Marina e Indisë po monitoron nga afër lëvizjen e saj. Selia qendrore, Tamil Nadu dhe Zona Detare Puducherry është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e Administratorit të Shtetit për të ofruar ndihmën siç kërkohet. Anijet, avionët, ekipet e shpëtimit dhe ato të zhytjes mbahen në gatishmëri", njoftoi Marina e Indisë në rrjetet sociale.

Mediat lokale raportojnë se autoritetet kanë imponuar seksionin 144 në Puduchurry, e cila ndalon grupimin e më shumë se katër persona.

Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, vendi ka regjistruar 44.376 raste të reja të koronavirusit. Po ashtu numri i vdekjeve nga virusi është rritur në 134.699, me 481 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın