Bota

Merz: Gjermania do të thellojë lidhjet mbrojtëse me Poloninë

“Ne do të thellojmë bashkëpunimin tonë të sigurisë dhe mbrojtjes dhe do ta bëjmë atë më sistematik”, u tha kancelari Merz gazetarëve në konferencën për media me kryeministrin polak Tusk

Ayhan Şimşek  | 01.12.2025 - Përdıtësım : 01.12.2025
Merz: Gjermania do të thellojë lidhjet mbrojtëse me Poloninë

Berlin

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se vendi i tij dhe Polonia do të thellojnë lidhjet e tyre mbrojtëse mes kërcënimeve në rritje për sigurinë evropiane, transmeton Anadolu.

Në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me kryeministrin polak, Donald Tusk, kancelari Merz tha se të dy qeveritë ranë dakord për një deklaratë të përbashkët që hedh themelet për një bashkëpunim më të ngushtë.

“Ne do të thellojmë bashkëpunimin tonë të sigurisë dhe mbrojtjes dhe do ta bëjmë atë më sistematik”, u tha Merz gazetarëve.

Ai theksoi se Gjermania dhe Polonia tashmë kanë ndërmarrë hapa pas shkeljes së dyshuar të fundit të hapësirës ajrore polake nga Rusia, me Gjermaninë që vendosi avionë ‘Eurofighter’ në një bazë ajrore polake për të përmirësuar operacionet e policisë ajrore të NATO-s.

“Ne do të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në zbulimin dhe neutralizimin e dronëve. Forcat tona tokësore do të bashkëpunojnë më ngushtë, duke përfshirë edhe rritjen e ushtrimeve të përbashkëta. Ne gjithashtu kemi ngarkuar ministrat tanë me hartimin e një marrëveshjeje të re mbi politikën e mbrojtjes. Ne synojmë ta përfundojmë këtë marrëveshje në vitin 2026", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın