Bota

Merkel nuk pranon ofertën për punë nga kreu i OKB-së

Guterres nëpërmjet një letre i ka ofruar ish-kancelares gjermane Merkel kryesimin e një bordi këshillues të nivelit të lartë që do të formohet nga OKB-ja lidhur me pronat publike globale

Erbil Başay   | 19.01.2022
Merkel nuk pranon ofertën për punë nga kreu i OKB-së

Berlin

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel nuk e ka pranuar ofertën për punë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka bërë që ajo të kalonte në krye të një bordi këshillues brenda fushëveprimit të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia gjermane e lajmeve (DPA) njoftoi se Guterres nëpërmjet një letre i ka ofruar ish-kancelares gjermane Merkel kryesimin e një bordi këshillues të nivelit të lartë që do të formohet nga OKB-ja lidhur me pronat publike globale.

Në një deklaratë nga Zyra e Merkel e cila ka ushtruar detyrën e kancelares për 16 vjet në Gjermani, thuhet se Merkel javën e kaluar ka telefonuar Guterresin dhe duke e falënderuar ka refuzuar këtë ofertë.

Ish-kancelarja 67-vjeçe Merkel, detyrën e saj ia dorëzoi Olaf Scholz më 8 dhjetor 2021.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın