Bota

Mekë, qindra mijëra besimtarë falin namazin e xhumasë në oborrin e Qabesë

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, të cilin duhet ta përmbushë çdo burrë dhe grua e rritur që i plotëson kushtet për të gjatë jetës së tyre

Enes Kaplan  | 01.07.2022 - Përdıtësım : 02.07.2022
Mekë, qindra mijëra besimtarë falin namazin e xhumasë në oborrin e Qabesë

Ankara

Qindra mijëra besimtarë, të cilët erdhën nga vende të ndryshme të botës në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin, shtyllën e pestë të Islamit, falën namazin e xhumasë, në Mesxhid el-Haram ose Xhaminë e Shenjtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Besimtarët muslimanë, të cilët kanë mbërritur në Arabinë Saudite nga e gjithë bota për të kryer Haxhin, janë falur sot në Mekë. Mijëra haxhinj të ardhshëm vizituan dhe u lutën në Qabe, faltorja qendrore e Islamit.

Hytben e mbajti imami i Qabesë.

Haxhinjtë nga e gjithë bota mbërritën në Mekë për të kryer Haxhin. Pas dy viteve të pandemisë, për shkak të së cilës Haxhi u kufizua vetëm për banorët e Arabisë Saudite, Mesxhid al-Haram, i njohur edhe si Xhamia e Shenjtë ose Xhamia e Madhe e Mekës, e cila përfaqëson qendrën e botës muslimane dhe vendi drejt të cilit muslimanët kthehen 5 herë në ditë gjatë namazit, është sërish një vend ku mblidhen shumë besimtarë.

Arabia Saudite ka njoftuar se 1 milion vizitorë nga vendi dhe jashtë vendit do të pranohen për Haxhin e këtij viti. Këtë vit ritet e Haxhit mund të kryhen nga personat nën moshën 65-vjeç, të cilët kanë marrë dozat bazë të vaksinës kundër COVID-19.

Dita e Arafatit është të premten, më 8 korrik. Dita e nëntë e muajit të fundit të kalendarit Hixhri njihet si Jevmu'l-arefa (Dita e Arafatit). Arafati është një kodër rreth 15 kilometra larg Mekës dhe qëndrimi në Arafat është obligim i çdo haxhiu, është pjesë përbërëse e ritualit të Haxhit ndërsa të gjithë haxhinjtë në datën 9 të Dhul-Hixhe, dita e para e Kurban Bajramit mblidhen në këtë vend.

Kurbani Bajrami, gjatë të cilit duhet të theret kurban dhe të shpërndahet tek të varfrit, miqtë dhe fqinjët, zgjat 4 ditë dhe këtë vit fillon të shtunën më 9 korrik.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın