Bota

Meksika zotohet të mbrojë emigrantët e mitur të pashoqëruar

“Gjithsej 10.135 fëmijë të pashoqëruar dhe adoleshentë u ndihmuan nga INM-ja në periudhën mes dhjetorit të vitit 2018 dhe qershorit 2019”, tha INM

Beyza Binnur Dönmez  | 19.07.2019 - Përdıtësım : 23.07.2019
Meksika zotohet të mbrojë emigrantët e mitur të pashoqëruar

Ankara

Instituti Kombëtar i Migracionit të Meksikës (INM) ka deklaruar se zyrtarët e saj po punojnë për të siguruar mirëqenien dhe integritetin e emigrantëve të mitur të pashoqëruar në territorin kombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gjithsej 10.135 fëmijë të pashoqëruar dhe adoleshentë u ndihmuan nga INM-ja në periudhën mes dhjetorit të vitit 2018 dhe qershorit 2019”, tha INM, duke shtuar se në mesin e këtyre fëmijëve 9.743 janë nga El Salvadori, Guatemala, Hondurasi dhe Nikaragua.

INM theksoi se ata poashtu ishin pjesë e rasteve të 5.636 meksikanëve të mitur të cilët u riatdhesuan nga SHBA-të.

Sipas njoftimit të INM-së, zyrtarët e saj, së bashku me agjentët federalë të migracionit po punojnë për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut të migrantëve të mitur nëpërmjet ofrimit të menjëhershëm të shërbimeve shëndetësore bazë, si ushqim, veshmbathje dhe pushim.

Zyrtarë për mbrojtjen e fëmijëve poashtu janë përcaktuar në 32 shtete të Meksikës, veçanërisht në kufijtë jugorë dhe veriorë të vendit.

Që nga viti 2007, instituti promovon mbrojtjen e fëmijëve emigrantë, veçanërisht të atyre që udhëtojnë pa shoqërim.

Çështja e migracionit në Amerikën Qendrore

Meksika është një nga ndalesat ku mijëra emigrantë nga vendet e Amerikës Qendrore fillojnë udhëtimin e tyre për azil në SHBA, në një përpjekje për të ikur nga dhuna dhe varfëria në vendet e tyre.

Ndërkohë, shumë emigrantë po luftojnë në kufi me politikën anti-migrante të SHBA-ve.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, që kur ka ardhur në detyrë ka ushtruar një qasje të ashpër ndaj migracionit, si atij ligjor dhe joligjor, si dhe në mënyrë të veçantë ka shënjestruar Meksikën për, siç thotë ai, mungesën e veprimit për të parandaluar fluksin e emigrantëve, ku njerëzit largohen për shkak të dhunës dhe varfërisë me një shpresë për një vend më të sigurt apo për azil në SHBA.

Edhe pse Trump në maj njoftoi se vendi i tij do të imponojë tarifa për importet e mallrave meksikane, SHBA dhe Meksika arritën një marrëveshje në qershor për të shmangur tarifat e Washingtonit ndaj Meksikës për të detyruar vendin që të reduktojë fluksin e emigracionit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.