Bota, Koronavirusi

Meksika do t'i vaksinojë migrantët kundër COVID-19

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se ndaj migrantëve të moshës 60 vjeç e lartë do të zbatohet vaksina "CoronaVac" e zhvilluar nga kompania kineze Sinovac

Sinan Doğan   | 23.02.2021
Meksika do t'i vaksinojë migrantët kundër COVID-19

Bogota

Meksika njoftoi se do të vaksinojë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) migrantët që gjenden në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmet në mediat meksikane, në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se ndaj migrantëve të moshës 60 vjeç e lartë do të zbatohet vaksina "CoronaVac" e zhvilluar nga kompania kineze Sinovac.

Ministria kërkoi nga migrantët që të aplikojnë nga ueb faqja e tyre duke shtuar se të gjithë do të vaksinohen me rend.

Shumë migrantë të nisur nga vendet Amerikës Qendrore, mundohen të arrijnë në SHBA nëpërmjet Guatemalës dhe Meksikës.

Meksika me 180.107 vdekje është vendi i tretë me vdekje më të lartë nga COVID-19 në botë, ndërsa gjendet në vend të 13-të me 2.041.380 raste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın