Bota

Meksikë, zbulohen 8 trupa të pajetë në kampin e kartelit të drogës

Autoritetet meksikane njoftuan se trupat e pajetë të tetë personave u zbuluan në një kamp që pretendohet se i përket një karteli të drogës që vepronte në provincën Cotija de la Paz të shtetit Michoacan

Nuri Aydın   | 31.07.2021
Meksikë, zbulohen 8 trupa të pajetë në kampin e kartelit të drogës

Ankara

Në Meksikën perëndimore janë zbuluar tetë trupa të pajetë të cilët u ekzekutuan në një kamp të një karteli të drogës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet meksikane njoftuan se trupat e pajetë të tetë personave u zbuluan në një kamp që pretendohet se i përket një karteli të drogës që vepronte në provincën Cotija de la Paz të shtetit Michoacan.

Zyra e prokurorit të shtetit Michoacan tha se viktimat nuk mund të identifikoheshin, por shtoi se disa prej viktimave ishin me uniforma ushtarake.

Në Meksikë ka kampe të krijuara nga kartelet e drogës, me qëllim të rritjes së fuqisë së tyre, trajnimit dhe mbajtjes së njerëzve të rrëmbyer.

Në këtë vend gjithashtu dihet se bandat e drogës shpesh rrëmbejnë dhe vrasin njerëz nga kartelet rivale ose nga populli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın