Bota, Koronavirusi

Meksikë, rritet në mbi 265 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Për shkak të rritjes me shpejtësi të rasteve në javët e fundit në Meksikë, normat e kapaciteteve të kujdesit intensiv në disa rajone arritën në 90 për qind

Sinan Doğan   | 09.09.2021
Meksikë, rritet në mbi 265 mijë numri i viktimave nga COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Bogota

Është rritur në mbi 265 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Meksikë e cila pas Brazilit është vendi më i prekur në mesin e vendeve të Amerikës Latine, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 879 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 265.420 ndërsa me 15.876 raste të reja numri i rasteve ka shkuar në 3.465.171.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në vend ka arritur në 2.809.029.

Për shkak të rritjes me shpejtësi të rasteve në javët e fundit në Meksikë, normat e kapaciteteve të kujdesit intensiv në disa rajone arritën në 90 për qind.

Deri më tani në fushatën e vaksinimit masiv në vend mbi 46 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë dhe mbi 28 milionë dozën e dytë të vaksinës.

Sipas faqes së internetit "Worldometers" e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, Meksika, popullsia e së cilës ka arritur mbi 126 milionë banorë, renditet "vendi i 15-të në botë ku janë shënuar më shumë raste".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın