Bota

Meksikë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të ndotjes së ajrit

Gjatë fundjavës në rrethinën e kryeqytetit meksikan janë regjistruar 45 zjarre pyjore dhe zjarre të vogla

Emre Aytekin   | 15.05.2019
Meksikë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të ndotjes së ajrit

Meksikë

Në Meksikë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga zjarret në pyje, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni i Mbrojtjes së Mjedisit tha se për shkak të zjarrit në rrethinën e kryeqytetit meksikan në qytet ka ardhur deri te rritja e numrit të grimcave të dëmshme në ajër. Ka një sasi të madhe hiri dhe tymi në ajër.

Komisioni njoftoi se në qytet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe se një varg masash do të ndërmerren për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Në kontekstin e masave, aktivitetet e pastrimit të rrugëve janë ndaluar dhe transporti i materialeve ndërtimore është i ndaluar. Gjithashtu është i ndaluar edhe komunikacioni në bazë të çift-tek.

Gjatë fundjavës në rrethinën e kryeqytetit meksikan janë regjistruar 45 zjarre pyjore dhe zjarre të vogla.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın