Bota, Koronavirusi

Meksikë, brenda 24 orëve 447 vdekje nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë numri i të vdekurve si pasojë e infektimit me koronavirus është rritur në 9.044

Muhammet Nazım Taşcı   | 29.05.2020
Meksikë, brenda 24 orëve 447 vdekje nga COVID-19

Ankara

Në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 447 raste të vdekjes që lidhen me koronavirusin e ri(COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë numri i të vdekurve si pasojë e infektimit me koronavirus është rritur në 9.044.

Të dhënat tregojnë se në periudhën e njëjtë është konfirmuar infektimi edhe tek 3.377 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur 81.400.

Numri më i madh i të vdekurve në Meksikë është regjistruar më 27 maj, kur brenda një dite nga koronavirusi vdiqën mbi 500 persona.

Rasti i parë nga koronavirusi në Meksikë është konfirmuar më 28 shkurt, ndërsa rasti i parë i vdekjes më 19 mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın