Bota, Koronavirusi

Meksikë, 364 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve në vend deri më tani ka arritur në 87.512, me 3.885 raste në 24 orët e fundit

Emel Gözellik   | 31.05.2020
Meksikë, 364 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Ankara

Meksika konfirmoi 364 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 9.779 numrin e përgjithshëm të viktimave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve në vend deri më tani ka arritur në 87.512, me 3.885 raste në 24 orët e fundit.

Më 27 maj, Meksika për herë të parë regjistroi një bilanc ditor prej më shumë se 500 viktimash. Virusi për herë të parë në këtë vend u zbulua më 28 shkurt, kurse vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın