MEKKE (AA) - Ndërkohë që deri në festën e Kurban bajramit kanë mbetur edhe disa ditë, miliona besimtarë musliman mblidhen në qytetin e Mekës dhe në vende të tjera në perëndim të Arabisë Saudite për të përmbushur udhëtimin e shenjtë - haxhin, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas qëndrimit në Medinë ku bënë ibadet në Xhaminë madhështore të e Pejgamberit dhe në xhamitë tjera të njohura, numri i madh i besimtarëve nga vendet e Ballkanit kanë mbëritur në Mekë ku do ta kryejnë Haxhin dhe do të ecin rreth tempullit të shenjtë - Qabës.
Para ditës së Arefatit, pelegrinët vizitojnë vendet e shenjta në Mekë, siç është shpella Hira, vendi ku vetmohej profeti Muhamed a.s dhe ku iu shpallën ajetet e para të Kur'anit.
Para lindjës së diellit, besimtarët musliman ngjiten në malin Xhebel un-Nur (malin e dritës), pesë kilometra nga Meka ku e kryejnë lutjën e mëngjezit dhe e falin namazin e sabahut.
Nga mali i dritës besimtarët kanë mundësi të shijojnë pamjet e bukura të qytetit të Mekës. Pas përfundimit të namazit ata zbresin në shpellën Hira, e cila gjendet 20 më poshtë, ku luten së bashku.
Ky mal rrëfen historinë e Profetit a.s, mesazhi i përjetshëm i të cilit nisi pikërisht nga shpella e Hirës, vend ku në vitin 610 i'u drejtua meleku Xhebrail me ajetet e para të Kur'anit: "Lexo, në emër të Zotit, i cili ka krijuar çdo gjë, që krijoi njeriun prej gjakut të gjakut, Lexo! Në emër të më të Lartit, i cili mësoi njeriun të përdorë penën; që derdh mbi shpirtin e tij rreze dijesh dhe mëson atë që më parë ishte i paditur.” Ky vend nga ku nisi mesazhi islam, vizitohet nga mijëra e miliona besimtarë.