Bota

Mediat saudite vlerësojnë vizitën e Bin Salman në Türkiye dhe marrëdhëniet dypalëshe

Në lajmin e televizionit Al-Ekhbariya thuhet se "Marrëdhëniet e Arabisë Saudite dhe Türkiye-s paralajmërojnë një epokë të re zhvillimi dhe prosperiteti me hapa konkretë të ndërmarrë mes liderëve"

Hacer Başer   | 23.06.2022
Mediat saudite vlerësojnë vizitën e Bin Salman në Türkiye dhe marrëdhëniet dypalëshe

Rijad

Media e Arabisë Saudite ka paraqitur me lëvdata vizitën e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në Türkiye (Turqi) dhe marrëdhëniet historike mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e televizionit Al-Ekhbariya të Arabisë Saudite thuhet se "Marrëdhëniet e Arabisë Saudite dhe Türkiye-s paralajmërojnë një epokë të re zhvillimi dhe prosperiteti me hapa konkretë të ndërmarrë mes liderëve".

Në lajm thuhet se edhe në faqet e historisë mes Türkiye-s dhe Arabisë Saudite ndodhen marrëdhënie diplomatike të përzgjedhura për shkak të pozicionit të tyre në çdo fushë dhe se bashkëpunimi i dy vendeve është i rëndësishëm në aspektin e zgjidhjes së çështjeve rajonale, luftimin e terrorizmit dhe mbështetjen e stabilitetit rajonal.

Gjithashtu bëhet e ditur se vizita e princit të kurorës në Türkiye mbart kuptim për forcimin e marrëdhënieve historike në çdo fushë.

Agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA ka shkruar një artikull lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në artikullin ku thuhet se mes Türkiye-s dhe Arabisë Saudite ka marrëdhënie të forta dhe historike, vihet në dukje se vizitat e ndërsjella të dy liderëve reflektojnë fuqinë e marrëdhënieve.

Gazetat dhe Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite në llogarinë në Twitter kanë bërë postime me titullin "Princi i Kurorës në Türkiye" dhe lidhur me vizitën e Bin Salmanit në Türkiye.

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman pas vizitës zyrtare në Türkiye u largua nga Ankaraja dhe publikoi një mesazh ku shprehu falënderimet ndaj presidentit Recep Tayyip Erdoğan.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın