Bota

Mbretëria floristike e Kepit, një vend i trashëgimisë botërore në skajin jugperëndimor të Afrikës

Rajoni është shtëpia e më shumë se 9.600 specieve bimore dhe është mbretëria e florës me diversitetin më të dendur të bimëve në botë për sa i përket numrit të specieve për hektar

Murat Özgür Güvendik  | 31.10.2025 - Përdıtësım : 01.11.2025
Mbretëria floristike e Kepit, një vend i trashëgimisë botërore në skajin jugperëndimor të Afrikës

Cape Town

MURAT OZGUR GUVENDIK

E vendosur në skajin jugperëndimor të Afrikës dhe e listuar si Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Mbretëria floristike e Kepit njihet si një nga rajonet me diversitetin më të pasur të bimëve në tokë, raporton Anadolu.

Termi "Mbretëria floristike" përshkruan një ekorajon që është dukshëm i ndryshëm nga rajonet e tjera në botë për sa i përket origjinës së bimësisë dhe përbërjes së specieve. Mbretëria floristike e Kepit, e shtrirë në një sipërfaqe prej afërsisht 9 milionë hektarësh rreth qytetit të Cape Town-it në Republikën e Afrikës së Jugut, është më e vogla nga 6 mbretëritë e florës në botë.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Biodiversitetit të Afrikës së Jugut (SANBI), rajoni është shtëpia e më shumë se 9.600 specieve bimore dhe është mbretëria e florës me diversitetin më të dendur të bimëve në botë për sa i përket numrit të specieve për hektar.

- Më shumë se 6.200 lloje bimësh endemike

Më shumë se 6.200 lloje bimësh endemike, unike për këtë rajon, rriten në Mbretërinë Floristike të Kepit, e cila vetëm përbën 20 për qind të florës afrikane.

Midis këtyre specieve endemike janë "rooibos" nga i cili bëhet pija kombëtare e Afrikës së Jugut, çaji i kuq i shkurreve dhe "protea mbret", një nga simbolet kombëtare të vendit. Më shumë se 70 për qind e specieve bimore në Mbretërinë floristike të Kepit përbëhen nga specie shkurresh të quajtura "fynbos".

- Ekosistemi i varur nga zjarri

Përderisa Mbretëria floristike e Kepit ka një klimë përgjithësisht mesdhetare. Ajo gjithashtu përmban mikroklima të shumta, duke lejuar që specie të shumta endemike të lulëzojnë në zona shumë të vogla.

Një nga karakteristikat më të habitshme të këtij ekosistemi është varësia e tij nga zjarret. Zjarret e mëdha çdo disa vjet lejojnë që ky ekosistem, ku farat e shumicës së llojeve të shkurreve mbijnë vetëm nën ndikimin e temperaturave të larta dhe tymit, të ripërtërihet.

- Trashëgimia Botërore e UNESCO-s

Mbretëria floristike e Kepit, më shumë se gjysmë milioni hektarësh e së cilës u konsiderua me "vlerë të jashtëzakonshme universale" nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në vitin 2004 dhe u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore, konsiderohet si një nga rajonet më kritike të planetit për sa i përket biodiversitetit.

Bukuritë më të famshme natyrore të Cape Town-it, të tilla si Mali Tryezë, Kepi i Shpresës së Mirë dhe Kopshti Botanik Kirstenbosch, janë ndër këto vende të trashëgimisë.

Problemet që rrjedhin nga popullsia dhe infrastruktura e Cape Town-it, bimët pushtuese dhe ndryshimet në regjimet e zjarreve paraqesin rreziqe serioze për Mbretërinë floristike të Kepit. Sipas UNESCO-s, më shumë se 1.700 lloje bimësh në rajon janë nën kërcënim dhe më shumë se 3.000 lloje janë nën shqetësim për mbrojtje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.