Bota

Mbretëresha Elizabeth pranon këshillën mjekësore, anulon udhëtimin në Irlandën e Veriut

Pallati Buckingham thotë se Mbretëresha Elizabeth II ka pranuar me hezitim këshillën mjekësore që të pushojë për disa ditë

Ekip   | 20.10.2021
Mbretëresha Elizabeth pranon këshillën mjekësore, anulon udhëtimin në Irlandën e Veriut

Londër

Mbretëresha Elizabeth II ka pranuar me hezitim këshillën mjekësore që të pushojë për disa ditë, duke anuluar udhëtimin e saj në Irlandën e Veriut, njoftoi sot Pallati Buckingham, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pallati nuk dha detaje mbi vendimin, por shtoi se mbretëresha 95-vjeçare është "në humor të mirë dhe është e zhgënjyer që nuk do të jetë në gjendje të vizitojë Irlandën e Veriut, ku duhej të ndërmerrte një seri angazhimesh" të mërkurën dhe të enjten.

Më tej theksohet se ajo "dërgon përshëndetjet më të përzemërta për popullin e Irlandës Veriore dhe mezi pret të vizitojë vendin në të ardhmen".

Vendimi vjen vetëm disa ditë pasi Elizabeth u pa duke përdorur një shkop gjatë një ngjarje të madhe publike ku po merrte pjesë në Westminster Abbey që shënonte njëqind vjetorin e Legjionit Mbretëror Britanik, një organizatë bamirësie e forcave të armatosura.

Ajo ishte fotografuar më parë duke përdorur një shkop në 2003, por kjo ndodhi pasi ajo iu nënshtrua një operacioni në gju.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın