Bota, Koronavirusi

Mbi 70 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 97,4 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 2 milionë të vdekur

Emre Aytekin  | 21.01.2021 - Përdıtësım : 21.01.2021
Mbi 70 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Ankara

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 70 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 70.002.166 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në SHBA (14.970.226), Indi (10.265.706), Brazil (7.564.622) dhe Rusi (3.054.218) ndërsa më pas radhiten Turqia (2.813.919), Italia (1.806.932), Kolumbia (1.786.170), Gjermania (1.762.200), Argjentina (1.613.773), Britania (1.571.519), Meksika (1.264.780), Polonia (1.235.732), Afrika e Jugut (1.160.422) dhe Irani (1.144.549).

Ndërkohë në mbarë botën janë 25.333.798 persona të cilët ende janë në trajtim.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 97,4 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 2 milionë të vdekur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.