Bota, Koronavirusi

Mbi 7 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA, Brazili, India, Rusia, Kili, Irani, Peruja, Italia, Turqia dhe Gjermania

Nuri Aydın   | 09.07.2020
Mbi 7 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Ankara

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 7 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 7.003.160 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (1.379.450), Brazili (1.117.922), India (476.554), Rusia (472.511), Kili (271.703), Irani (209.463), Peruja (204.748), Italia (193.640), Turqia (187.511) dhe Gjermania (182.700).

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 549.616 persona, ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 11.489.976.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın