Bota

Mbi 61 milionë të prekur nga COVID-19 në mbarë botën

Gjithsej 61.013.957 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë

Nuri Aydın   | 26.11.2020
Mbi 61 milionë të prekur nga COVID-19 në mbarë botën

Ankara

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 61 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 61.013.957 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 13.158.303 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (9.291.068), Brazili (6.170.827), Rusia (2.187.990), Franca (2.170.097), Spanja (1.622.632), Britania (1.574.562), Italia (1.509.875), Argjentina (1.390.388), Kolumbia (1.270.991) dhe Meksika (1.070.487).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,43 milionë njerëz, kurse mbi 42,2 milionë janë shëruar.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın