Bota

Mbi 57 milionë dollarë ndihmë humanitare për Meksikën dhe vendet e Amerikës Qendrore

Këshilltari kryesor i presidentit të SHBA-së për emigracionin, Amy Pope tha se më shumë se 57 milionë dollarë ndihmë humanitare janë dhënë për Meksikën dhe vendet e Amerikës Qendrore

Sinan Doğan   | 11.06.2021
Mbi 57 milionë dollarë ndihmë humanitare për Meksikën dhe vendet e Amerikës Qendrore

Bolivar

Këshilltari kryesor i presidentit të SHBA-së për emigracionin, Amy Pope tha se më shumë se 57 milionë dollarë ndihmë humanitare janë dhënë për Meksikën dhe vendet e Amerikës Qendrore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pope njoftoi se më shumë se 57 milionë dollarë ndihmë humanitare u mblodhën në aktivitetin e solidaritetit të organizuar për personat e zhvendosur me forcë në vendet e Amerikës Qendrore, veçanërisht në Meksikë.

Pope tha se ndihma u organizua për të adresuar shkaqet kryesore të migrimit të parregullt dhe për të forcuar menaxhimin e migracionit bashkëpunues në të gjithë rajonin. Ai theksoi se partnerët ndërkombëtarë do të ndihmojnë në përmbushjen e nevojave urgjente për personat e zhvendosur me forcë.

Aktiviteti u organizua nga qeveritë e Spanjës, Guatemalës dhe Kosta Rikës me mbështetjen e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS).


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın