Bota, Koronavirusi

Mbi 1 milion e 665 mijë të infektuar me COVID-19 në mbarë Afrikën

Gjithsej 1.665.060 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë

Adam Abu-bashal   | 20.10.2020
Mbi 1 milion e 665 mijë të infektuar me COVID-19 në mbarë Afrikën

Abuja

Numri i i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 665 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 1.665.060 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 39.991.

Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 18.492 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.130 dhe Maroku me 2.976.

Në Mauritius tashmë nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 705.254 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 175.749 raste dhe Egjipti me 105.547.

Deri më tani, 1.367.151 persona të infektuar janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın