Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Maroku zgjat gjendjen e jashtëzakonshme edhe një muaj

Në një deklaratë, qeveria e këtij vendi tha se statusi i gjendjes së jashtëzakonshme, i cili supozohej të mbaronte më 10 gusht do të vazhdojë deri më 10 shtator

Halime Afra Aksoy   | 28.07.2021
Maroku zgjat gjendjen e jashtëzakonshme edhe një muaj Foto: Jalal Morchidi / AA

Rabat

Maroku zgjati për një muaj gjendjen e tij të jashtëzakonshme shëndetësore të vendosur për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, qeveria e këtij vendi tha se statusi i gjendjes së jashtëzakonshme, i cili supozohej të mbaronte më 10 gusht do të vazhdojë deri më 10 shtator.

Maroku ka konfirmuar 9.638 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe 588.448 raste të sëmundjes, ndërsa 549.116 njerëz janë shëruar deri më tani, sipas Ministrisë marokene të Shëndetësisë.

Më shumë se 22 milionë persona kanë marrë një vaksinë kundër COVID-19 në vendin me afërsisht 36 milionë banorë, duke përfshirë gati 10 milionë që morën dy doza të plota.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın