Bota

Maratona në lartësi mbi 4 mijë metra fillon në Pakistan

Gjithsej 154 vrapues po marrin pjesë në garë. Midis tyre, 39 janë të huaj nga 17 vende të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër janë pakistanezë

İslam Uddin   | 21.09.2019
Maratona në lartësi mbi 4 mijë metra fillon në Pakistan

Islamabad

Një maratonë në lartësi të madhe ka filluar në Luginën Hunza në rajonin verior Gilgit-Baltistan të Pakistanit pranë kufirit me Kinën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 154 vrapues po marrin pjesë në garë. Midis tyre, 39 janë të huaj nga 17 vende të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër janë pakistanezë, njoftuan në një deklaratë Forcat Ajrore të Pakistanit (PAF).

Maratona filloi nga Kalimi Khunjarab, pikë kufitare me Kinën, thuhet në deklaratë.

Ngjarja është organizuar nga PAF dhe Federata e sporteve dimërore të Pakistanit në autostradën e Karakoram-it në një lartësi mbidetare prej 4.572 metrash.

Maratona, përbëhet nga tri kategori, ultra-maratonë (50 kilometra), maratonë (42 kilometra) dhe mini-maratonë (21 kilometra).

"Atletët e huaj që mbërritën në Gilgit-Baltistan dje kanë vlerësuar bukuritë natyrore të luginës dhe mikpritjen e popullit pakistanez", tha PAF në deklaratë.

PAF gjithashtu ka publikuar ​​video në të cilën shihen garuesit e huaj teksa shprehen të lumtur dhe të entuziazmuar për arritjen në pikën e lartë, ku do të marrin pjesë në garë të vështirë për të regjistruar emrat e tyre në librat e rekordeve botërore.

Vitin e kaluar, ngjarja u mbajt në një lartësi prej 3.444 metrash në Luginën Naltar të rajonit Gilgit.

Ngjarja synon të promovojë turizmin e vendit në botë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın