Bota

Maqedoni e Veriut, 342 raste të reja dhe 348 pacientë të shëruar nga COVID-19

Vendi po ashtu regjistroi shtatë viktima të tjera, duke e çuar në 7.616 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi

Ekip   | 03.12.2021
Maqedoni e Veriut, 342 raste të reja dhe 348 pacientë të shëruar nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 342 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërkohë 348 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 216.670, prej të cilëve 201.017 janë shëruar.

Vendi po ashtu regjistroi shtatë viktima të tjera, duke e çuar në 7.616 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 1.478.883 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.349 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 8.037.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın