Bota

Magnus Carlsen hyn në historinë e shahut, 111 përballje pa disfatë

Kampioni i botës Carlsen theu rekordin e shahistit rus Sergei Tiviakov të cilin e mbante nga viti 2005

Hüseyin Burak Demirer   | 15.01.2020
Magnus Carlsen hyn në historinë e shahut, 111 përballje pa disfatë

Ankara

Mjeshtri i Madh norvegjez i shahut, Magnus Carlsen, njëherësh kampion aktual i botës, ka thyer rekordin botëror duke zhvilluar 111 ndeshje radhazi pa humbje në formatin klasik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këtë rekord 29-vjeçari Carlsen e arriti pasi në raundin e katërt të Turneut Tata Steel që po mbahet në Wijk aan Zee të Holandës luajti baras kundër Mjeshtrit të Madh holandez Jorden van Foreest.

Sipas një deklarate të Federatës Ndërkombëtare të Shahut, rekordin me 110 ndeshje pa disfatë nga viti 2005 e mbante shahisti rus Sergei Tiviakov.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın