Bota

Maduro pretendon se ish-lideri i Kolumbisë po komploton vrasjen e tij

Maduro tha se ai kishte marrë informacione të inteligjencës që tregojnë se Uribe ishte gjithashtu në bashkëpunim me drejtuesit ultra të djathtë të Venezuelës për planin e vrasjes

Beyza Binnur Dönmez  | 15.08.2019 - Përdıtësım : 16.08.2019
Maduro pretendon se ish-lideri i Kolumbisë po komploton vrasjen e tij

Ankara

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, akuzoi ish-udhëheqësin e Kolumbisë për një përpjekje për ta vrarë atë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se një i dërguar kolumbian dhe një i kërkuar nga drejtësia e Venezuelës dyshohet se ishin të përfshirë në planin e vrasjes, sipas rrjetit televiziv TeleSur me qendër në Caracas.

"Unë kam mësuar për planin e drejtuar nga Alvaro Uribe Velez me pjesëmarrjen e ambasadorit kolumbian në SHBA, Franciscano Santos, i cili ka diskutuar me Lester Toledo, një i arratisur nga drejtësia e Venezuelës, për të hyrë në Venezuelë me 32 mercenarë dhe për të provuar që të më vrasin mua dhe udhëheqësit e tjerë të revolucionit", citohet të ketë thënë Maduro të mërkurën në pallatin presidencial në kryeqytetin Caracas.

Maduro tha se ai kishte marrë informacione të inteligjencës që tregojnë se Uribe ishte gjithashtu në bashkëpunim me drejtuesit ultra të djathtë të Venezuelës për planin e vrasjes.

Venezuela do të kapërcejë të gjitha "planet e dhunshme dhe mercenare", theksoi Maduro.

Pretendimet u shfaqën një ditë pasi shtatë paraushtarakë kolumbianë u arrestuan nga Venezuela në kufirin në shtetin perëndimor Tachira, njoftoi teleSUR. Paramilitarët u gjetën me armë zjarri, municion, automjete dhe pajisje komunikimi.

Që nga 24 korriku, Forcat e Armatosura Kombëtare Bolivariane (FANB) të Venezuelës kanë arrestuar 49 paraushtarakë kolumbianë në territorin e tyre.

Uribe ishte në pushtet në Kolumbi nga viti 2002 deri në 2010, ndërkaq në vitin 2018 senati ngriti hetime për ryshfet dhe mashtrim. Ai u përball me akuza të bërjes së akuzave të rreme dhe presion ndaj dëshmitarëve. Uribe është akuzuar prej kohësh për përfshirje paramilitare, por ai mohon të gjitha lidhjet.

Presidenti aktual i Kolumbisë, Ivan Duque, i cili njihet si ndjekës i gjurmëve të Uribe, u rreshtua pas liderit të opozitës venezuliane Juan Guaido dhe mori pjesë në misionin e dështuar të ndihmës amerikane për të sjellë në Venezuelë kamionë të furnizimeve nga Cucuta, Kolumbi.

Trazirat politike kanë vazhduar në Venezuelë midis presidentit Maduro dhe kreut opozitar Guaido që nga 10 janari.

Guaido në janar e shpalli veten presidenti të Venezuelës, duke mos njohur rizgjedhjen e Maduros në vitin 2018, një veprim i njohur nga më shumë se 50 vende, përfshirë SHBA-të.

Por institucionet shtetërore të Venezuelës, si dhe ushtria kanë qëndruar pas Maduros.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.