Bota

Maduro: Nga OKB-ja nuk ka mbërritur asnjë ndihmë humanitare

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro tha se OKB-ja ka premtuar "pallate dhe kështjella" por se në vendin e tij nuk ka mbërritur asnjë ndihmë humanitare nga kjo organizatë

Lokman İlhan   | 04.10.2019
Maduro: Nga OKB-ja nuk ka mbërritur asnjë ndihmë humanitare

Bogota

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka deklaruar se Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) nuk ka dërguar ndihmat humanitare që ka premtuar për vendin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave venezueliane Maduro në kuadër të planveprimit të ri që qeveria do të zbatojë për sëmundjet e syrit dhe trajnimin në këtë degë ka kritikuar OKB-në dhe SHBA-në e cila zbaton sanksione ndaj vendit të tij. Ai tha se OKB-ja ka premtuar "pallate dhe kështjella" por se në vendin e tij nuk ka mbërritur asnjë ndihmë humanitare nga kjo organizatë.

Maduro shprehu falënderime për Organziatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Shoqatën e Shëndetit Panamerikan dhe Fondin e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën e Fëmijëve (UNICEF) nga të cilët kanë marrë ndihma të ndryshme dhe bashkëpunime.

Duke iu referuar sanksioneve që SHBA-ja zbaton kundër Venezuelës, Maduro tha se vendi i tij po përballet me sanksione të paligjshme dhe të njëanshme.

Ai theksoi se pavarësisht sanksioneve nuk kanë hequr dorë nga investimet për produktet e teknologjisë së fundit në fushën e shëndetësisë.

Madura tha se kanë ndarë një fond prej 100 milionë dollarësh për ndërtimin e 1.000 qendrave të reja shëndetësore nëpër lagje. Presidenti venezuelian potencoi se kanë miratuar edhe një burim fondesh prej mbi 168 milionë euro me qëllim blerjen e njësive të dializës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın