Bota

Madagaskar, arrestohen persona që përgatisnin atentat ndaj presidentit

Gazeta Madagascar Tribune tha se dy ushtarë francezë në pension janë midis të arrestuarve

Fatma Esma Arslan   | 22.07.2021
Madagaskar, arrestohen persona që përgatisnin atentat ndaj presidentit

Dakar

Autoritetet e Madagaskarit kanë arrestuar “shumë persona” të cilët po përgatiteshin të kryenin atentat ndaj presidentit të vendit, Andry Rajoelina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeprokuroria e Madagaskarit tha në një deklaratë se janë arrestuar “shumë shtetas të huaj dhe të Madagaskarit të cilët u zbulua se po përgatiteshin për të vrarë presidentin Rajoelina dhe zyrtarë shtetërorë”.

Asnjë informacion nuk u dha në lidhje me planin e atentatit ose numrin e personave të ndaluar.

Gazeta Madagascar Tribune tha se dy ushtarë francezë në pension janë midis të arrestuarve.

Rajoelina, i cili më parë ushtroi detyrën e presidentit në periudhën 2009-2013, u rizgjodh në dhjetor të vitit 2018.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın