Bota

Macron: Problemi mund të zgjidhet me dialog e jo me protesta

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se problemi për çështjen e shtrenjtimit të derivative mund të zgjidhet me dialog e jo me protesta

Yusuf Özcan  | 20.11.2018 - Përdıtësım : 21.11.2018
Macron: Problemi mund të zgjidhet me dialog e jo me protesta

Paris

PARIS (AA) – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se problemi për çështjen e shtrenjtimit të derivative mund të zgjidhet me dialog e jo me protesta, raporton Anadolu Agency (AA).

Macron gjatë vizitës zyrtare në Belgjikë në Universitetin Louvain-la-Neuve mbajti një fjalim ku foli në lidhje me protestat që filluan ditën e shtunë kundër shtrenjtimit të derivateve.

Ai tha se protestat i sheh si normale, por se ky problem mund të zgjidhet me dialog e jo me protesta. Ai shtoi se qëllimi i tyre është të vendosin më shumë taksa për derivate fosile.

Macron potencoi se ofrojnë mbështetje për ata të cilët kërkojnë të marrin automjete elektrike në vend të automjeteve të cilat rrisin ndotjet e ajrit në qytet.

- Një i vdekur dhe 528 të plagosur në protesta

Ministri i Punëve të Brendshme, Christophe Castaner tha se gjatë incidenteve në protesta një person ka humbur jetën ndërsa 528 të tjerë janë plagosur ku 17 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Në protestat të cilat mbahen në gjithë shtetin, është kundërshtuar vendosja e taksave shtesë nga qeveria për derivate. Protestuesit me “jelekë të bardhë” organizuan protesta të shumta në qindra rrugë dhe lagje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.