Bota

"Macron në 2021 pret kontributin e Turqisë në stabilitetin e Evropës"

"Shpresoj që viti 2021 të jetë viti i kthimit të stabilitetit në kontinentin evropian me kontributet pozitive të Turqisë", ka theksuar në letër Macron

Alaattin Doğru   | 16.01.2021
"Macron në 2021 pret kontributin e Turqisë në stabilitetin e Evropës"

Paris

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një letër që i ka dërguar presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i ka përcjellë pritshmërinë e kthimit të stabilitetit në kontinentin evropian në vitin 2021 me kontributet e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit special të gazetës L'Opinion, bëhet e ditur se Macron ka përdorur deklarata të sinqerta në letër përgjigjen ndaj letrës që Erdoğan i ka shkruar atij më 19 dhjetor kur ai ishte i prekur me COVID-19.

Në letrën e tij e cila fillon me shprehjen turqisht "Değerli Tayyip" ( i nderuar Tayyip), presidenti francez ka përcjellë urimet më të mira për popullin turk dhe presidentin Erdoğan.

Macron ka thënë se i bashkohet mendimit të Erdoğanit se kundër koronavirusit të ri (COVID-19) se nevojitet luftë e përbashkët dhe se do të jetë i kënaqur për të biseduar për këtë çështje dhe veçanërisht për të ardhmen e marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë.

"Shpresoj që viti 2021 të jetë viti i kthimit të stabilitetit në kontinentin evropian me kontributet pozitive të Turqisë", ka theksuar në letër Macron.

Po ashtu bëhet e ditur se dy liderët do të zhvillojnë së shpejti një takim nëpërmjet video-konferencës.

Gjithashtu në lajm është përmendur se në fillim të konfliktit në Malësinë e Karabakut mes Azerbajxhanit dhe Armenisë presidenti Erdoğan ka refuzuar kërkesën e homologut të tij francez për një bisedim dhe u theksua se marrëdhëniet kanë filluar të zbuten në mesin e dhjetorit 2020 pas një periudhe tensionuese 15 mujore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın