Bota

Macron: Me presidentin Erdoğan u takova për qartësi dhe respekt

Në një deklaratë nga pallati Elysee thuhet se Macron dhe Erdoğan diskutuan mbi nevojën për të punuar së bashku lidhur me problemet në Siri dhe Libi

Alaattin Doğru  | 14.06.2021 - Përdıtësım : 14.06.2021
Macron: Me presidentin Erdoğan u takova për qartësi dhe respekt

Paris

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një takim të gjatë kokë më kokë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh të postuar nga llogaria e tij në Twitter, Macron tha: "Përpara Samitit të NATO-s zhvilluam një takim të gjatë kokë më kokë me presidentin Erdoğan. Për qartësi, respekt dhe kërkesë".

Në një deklaratë nga pallati Elysee thuhet se Macron dhe Erdoğan diskutuan mbi nevojën për të punuar së bashku lidhur me problemet në Siri dhe Libi.

Takimi që dy liderët zhvilluan në kuadër të Samitit të NATO-s me dyer të mbyllura për median në selinë e NATO-s zgjati 52 minuta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.