Bota

Macron: Jemi të përgatitur për çdo skenar lidhur me Brexit-in

Macron lidhur me çështjen e Brexit-it tha se janë të përgatitur për çdo skenar, përfshirë edhe largimin e Britanisë së Madhe pa marrëveshje më 31 tetor

Yusuf Özcan   | 22.08.2019
Macron: Jemi të përgatitur për çdo skenar lidhur me Brexit-in ( Mustafa Yalçın - Anadolu Agency )

Paris

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, lidhur me çështjen e Brexit-it tha se janë të përgatitur për çdo skenar, përfshirë edhe largimin e Britanisë së Madhe pa marrëveshje më 31 tetor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Macron në rezidencën Elysee në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se respektojnë vendimin e popullit britanik për Brexit, por se e presin me keqardhje. Macron theksoi se asnjë vend i Bashkimit Evropian (BE) nuk do të mund të rinegociojë marrëveshjen për Brexit-in.

Lidhur me çështjen e Brexit-it, presidenti francez tha se, "Po përgatitemi për çdo skenar, përfshirë edhe largimin pa marrëveshje më 31 tetor".

Ai tha se brenda një muaji duhet të gjendet një zgjidhje për çështjen e Brexit-it, duke shtuar se një marrëveshje e re nuk është në diskutim.

Lidhur me "nenin e masës" që përmendet në marrëveshjen e Brexit-it, Macron tha se ajo siguron stabilitet në Irlandë.

Ndërsa kryeministri Johnson tha se "më 31 tetor duhet të largohemi nga BE-ja me apo pa marrëveshje".

Pasi ka njoftuar se dëshirojnë të zhvillojnë marrëdhëniet me Francën edhe pas largimit të Britanisë nga BE-ja, Johnson deklaroi se çështjen e Brexit-it duhet ta zgjidhin sa më shpejtë të jetë e mundur pa pritur 31 tetorin.

Pas konferencës për media Macron dhe Johnson kaluan në një drekë pune.

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May, nuk arriti të sigurojë shumicën për të mbështetur marrëveshjen e saj në Parlament, me çka u detyrua të kërkojë shtyrje të dytë të Brexit-it nga BE-ja.

Në shtyrjen përfundimtare, BE-ja tha se largimi i Britanisë nga blloku do të ndodhë më 31 tetor, por mund të ndodhë edhe përpara kësaj date nëse Parlamenti britanik miraton marrëveshjen.

Britania vendosi të largohet nga BE-ja me një referendum të mbajtur në qershor të vitit 2016 pas një anëtarësimi prej më shumë se 40 vitesh në Union.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın